Globalizmi dhe Orthodhoksia - PDF free download eBook

  • Verified: Sat, Feb 22, 2020
  • Published: 04.02.2019
  • Views: 78
    • Tags:

Introduction

Fenomeni i bashkëjetesës mbarëkombëtare nuk ka shumë vend për entusiazëm. Tezat 30- vjeçare të Kryepiskopit Anastas Janullatos në veprën "Globalizmi dhe orthodhoksia" Globalizmi,...

read more

Details of Globalizmi dhe Orthodhoksia

Original Title
Globalizmi dhe Orthodhoksia
Edition Format
70*100
Number of Pages
304 pages
Book Language
Albanian
Ebook Format
PDF, EPUB

Press the button start search and wait a little while. Using file-sharing servers API, our site will find the e-book file in various formats (such as PDF, EPUB and other). Please do not reload the page during the search. A typical file search time is about 15-20 seconds.

Globalizmi dhe Orthodhoksia

A free service that helps find an e-book in automatic mode on private file-sharing servers.

Some brief overview of this book

Fenomeni i bashkëjetesës mbarëkombëtare nuk ka shumë vend për entusiazëm. Tezat 30- vjeçare të Kryepiskopit Anastas Janullatos në veprën "Globalizmi dhe orthodhoksia" Globalizmi, shqetësimet e Hirësisë së tij Janullatos Elsa Demo Globalizmi ose bashkësia mbarëkombëtare nuk po sjell atë që besohej. Bota ka zgjidhur komunikimin e saj në distancë, por mbetet e pafuqishme të zgj Fenomeni i bashkëjetesës mbarëkombëtare nuk ka shumë vend për entusiazëm.

Tezat 30- vjeçare të Kryepiskopit Anastas Janullatos në veprën "Globalizmi dhe orthodhoksia" Globalizmi, shqetësimet e Hirësisë së tij Janullatos Elsa Demo Globalizmi ose bashkësia mbarëkombëtare nuk po sjell atë që besohej. Bota ka zgjidhur komunikimin e saj në distancë, por mbetet e pafuqishme të zgjidhë komunikimin në afëri, atë brenda për brenda njeriut. Globalizmi, si zhvillim dhe kërcënim i padiskutueshëm në të gjitha spektret është kuintesenca e veprës "Globalizmi dhe orthodhoksia" e kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos.

Përkundër modës dhe domosdoshmërisë aktuale për t'i parë integrimet e një rrafshi ndërkombëtar përballë globalizmit, Hirësia e Tij me tezat rreth këtij debati, e ka shfaqur shqetësimin e tij dhe të Kishës, "Trupit mistik të Krishtit" që përfaqëson, prej vitit 1974 në një kongres ndërfetar në Kolombo të Sri Lankës kur flitej mbi temën "Drejt një bashkësie mbarëbotërore, mundësitë dhe përgjegjësitë". Edhe pse Hirësia e Tij bën të ditur se në kohën që këto teza u shpallën nuk ishin aspak të vetëkuptueshme. Dita e djeshme e prezantimit të librit ishte një rast për të shprehur shkurtimisht këndvështrimin e 30 viteve të Kryepiskopit Janullatos ndaj sfidave të orthodhoksisë përballë globalizmit.

Por ky është një libër që përballjen e drejtpërdrejtë të fenomenit në fjalë e sheh përtej fesë. Orthodhoksia dhe fetë në tërësi nuk shihen si rruga e vetme nëpërmjet të cilave do të zbuteshin tendencat e një zhvillimi dhe globalizmi modern të pakontrolluar e me pasoja të pakthyeshme që "e ka kthyer planetin tonë në një qytet të madh me lagje të varfëra". Aq më tepër kur Hirësia e Tij pranon se fetë kanë qenë faktor uniteti, por edhe përçarjeje.

Kjo vepër është ndërtuar nga shtatë ese të ndryshme të shkruara në kohë të ndryshme: "Drejt një bashkësie mbarëbotërore-mundësitë dhe përgjegjësitë", "Orthodhoksia dhe të drejtat e njeriut", "Kultura dhe Ungjilli", "Dialogu me Islamin", "Kuptimi theologjik i feve të tjera", "Dinamika e një ndryshimi të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm", "Globalizmi dhe bioma fetare". Mendimi filozofik i shtjelluar në këto teza me një gjuhë të thjeshtë e të hapur nuk shpreh vetëm shqetësimin dhe optimizmin e një njeriu të perëndisë, një teologu dhe mendimtari të krishtërimit në përgjithësi. Pra as më shumë e as më pak është një optimizëm dhe shqetësim i përbashkët për tronditjen planetare nga njëra ana e njeriut të fuqishëm e të zhvilluar së jashtmi me energjinë e tenikës dhe shkencës moderne dhe nga ana tjetër, një individ i dobët, pre e kësaj fuqie mekanike.

Ashtu siç theksuan të pranishmit në paraqitjen e kësaj vepre, historianë e studiues si Paskal Milo, Neritan Ceka, mitropoliti i Korçës Imzot Joan Pelushi, Hirësia e Tij shpreh brengën e tij për humbjet që po mëson njeriu nga raportet e çekuilibruara me natyrën. Në këtë drejtim Hirësia e Tij është shumë i kujdesshëm për të qenë entuziast. Bjerrja e kësaj marrëdhënieje do të thotë pafuqi e njeriut për t'u angazhuar si qenie e ndërgjegjshme dhe për t'u ndier qytetar i botës para se forca të jashtme ta shtyjnë me përdhunë drejt një bashkëjetese individësh, të pretenduar si globalizëm.

Për këtë vlen të theksohen vetë mendimet e Hirësisë së Tij: "Jemi të rrethuar nga turma ndjerëzish – nëpër rrugë, në televizion, në imagjinatën tonë – por, njëkohësisht na fshikullon egërsisht vetmia, të cilën as pasuria, as komoditeti teknik nuk janë në gjendje ta mposhtin". Për këto arsye "slogani ndaj një bashkësie mbarëbotërore nuk është i mjaftueshëm". Ku është roli i orthodhoksisë në këtë mes dhe i feve në tërësi.

Hirësia e tij i trajton fetë si vendburime më të thella të frymëzimeve dhe intuitave shpirtërore, si një qëndresë shpirtërore esenciale, për rrjedhojë dhe si një udhëheqje pozitive.


All downloaded files are checked. Virus and adware free. Previously, our system checked the all ebook's files for viruses. The results of our verification:

 Google Safe Browsing APINorton Internet SecurityAVG Internet Security
globalizmi_orthodhoksia.pdf
globalizmi_orthodhoksia.epub
globalizmi_orthodhoksia_all.zip